Shkurt.ch
Kantoni Thurgau do të heqë gjuhën frënge nga shkollat fillore
Komisioni i ka rekomanduar parlamentit që mësimi i gjuhës frënge të shtyhet për ciklin e lartë (sekundarstufe, nga klasa e shtatë e tutje)
Kantoni Thurgau do ta heqë nga programi i shkollave fillore mësimin e gjuhës frënge. Për këtë ka marrë qëndrim Komisioni përgatitor i Parlamentit të Kantonit, bën të ditur tagblatt.ch. Komisioni në fjalë i ka rekomanduar parlamentit që të ndryshojë ligjin për arsimin, në mënyrë që mësimi i gjuhës frënge të shtyhet për ciklin e lartë (sekundarstufe, nga klasa e shtatë e tutje). Ky qëndrim është votuar nga 9 anëtarë dhe është kundërshtuar nga 5 sish.
Komisioni ka hedhur poshtë edhe propozimin e kompromisit të bërë nga këshilltarja qeveritare Knill, që frëngjishtja të mësohet nga klasa e gjashtë.
Propozimi, në Parlamentin e kantonit vjen më 5 maj.
Ky parlament në gusht të vitit 2014 kishte marrë vendim që të hiqte nga programi i shkollave mësimin e gjuhës frënge për nxënësit e ciklit të ulët të fillores. Arsyetimi ishte se krahas anglishtes, e cila mësohet nga klasa e tretë, mësimi i edhe një gjuhe tjetër të huaj ishte ngarkesë e madhe për nxënësit, transmeton albinfo.ch. Një vendim i tillë kishte ngjallur kritika gjithandej madje edhe ministri Alain Berset kishte kërcënuar që çështja e gjuhës të trajtohej në nivelin federal.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












