Shkurt.ch
Kapen dy kosovarë duke punuar në të zezë
Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe
Gjatë kontrollimit që ka bërë në regjionin e Zofingenit, Policia e Kantonit të Aargaut ka kapur tre perosna duke punuar në të zezë. Po ashtu janë konfiskuar një numër automatësh ilegalë të lojërave të fatit dhe para të gatshme, shkruan sda.ch.
Policia kishte vënë në fokus të saj gjashtë lokale. Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe, transmeton albinfo.ch. Siç u pa ndërkohë, bëhej fjalë për dy kosovarë që po qëndronin ilegalisht në vend dhe po punonin pa letra. Njëri prej tyre ishte i dënuar që më parë me ndalim hyrjeje në Zvicër dhe tashmë po mbahet në burg.
Po atë natë, policët në një klub turk kanë gjetur një grua nga Bosnja e cila punonte si kameriere, pa dokumente pune.
Punëtorët në të zezë dhe drejtuesit e lokaleve janë paditur. Ata do të përgjigjen, sipas fushës së kompetencës që u takojnë, nga Komisioni Federal për lojëra fati ose nga Prokuroria Publike.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta Një kompleks i ri apartamentesh po krijon disa polemika për shkak të qirave të larta –...
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit
-
Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik të Gjenevës
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër