Shkurt.ch
Kapet banda prej 10 shqiptarësh, për tregti me kokainë
Te ata janë gjetur dy kilogramë kokainë. Po ashtu u janë konfiskuar pesë vetura luksoze
Policia e Hanoverit ka kapur gjatë vikendit që shkoi një bandë droge të përbërë prej 10 shqiptarësh, të gjithë me lidhje familjare në mes vete. Sipas policisë, banda ishte aktive prej vitesh në tregun e narkotikëve.
Shtatë nga dhjetë meshkujt, të moshës 21 deri 40 vjeçare i janë dorëzuar gjyqtarit hetues, njofton dapd.
Policia kishte kapur pesë nga dilerët gjatë kohës sa ata po rrinin në një kafe duke pritur dërgesën e kokainës. Pesë të tjerët janë arrestuar në vazhdim, në vende tjera.
Gjatë arrestimeve, një polic ka pësuar lëndime të lehta nga rezistenca që kishte ofruar njëri nga të arrestuarit.
Me rastin e bastisjeve janë gjetur dy kilogramë kokainë. Po ashtu janë konfiskuar pesë vetura luksoze që janë gjetur te të dyshuarit
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave













