Integrimi
Kapet kosovari me dokumente false italiane
Pas kontrollimit me qëllim identifikimi, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një azilkërkues nga Kosova, me status të refuzuar të azilit
Të shtunën rreth orës 10 e 30, një patrullë e rojave kufitare të Zvicrës, me rastin e një kontrollimi që u bëri udhëtarëve në trenin Bazel-Freiburg, ka hasur te një i ri 26 vjeçar, i prezantuar si italian që jeton në Gjermani. Por, rojat kufitare kanë vëbë re menjëherë se dokumentet e paraqitura si italiane, ishin tërësisht të falsifikuara, shkruan focus.de. Më tutje, i dyshuari i është dorëzuar Policisë Federale për trajtimin e mëtejmë të rastit.
26 vjeçari ishte i shoqëruar nga mikesha e tij 18 vjeçare, një shtetase e Kosovës e cila jeton në Zvicër, te e cila qëndronte edhe i dyshuari, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit me qëllim identifikimi, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një azilkërkues nga Kosova, me status të refuzuar të azilit. Ai, në vitin 2015, pasi i ishte hedhur poshtë kërkesa për azil në Berlin, kishte siguruar një dokument të falsifikuaritalian të identitetit. Me këtë dokument fals ai është prezantuar pastaj te autoritetet përkatëse në Essen si “italian me të drejtë qarkullimi në BE”.
Kosovarin tash e pret një procedurë penale për falsifikimim dokumentesh, udhëtim dhe qëndirm të palejuar në Gjermani dhe për identifikim të rremë para autoriteteve, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet për të huaj ndërkohë do të vendosin për masat lidhur me qëndrimin e kosovarit në Gjermani gjegjësisht dëbimin e tij.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











