E-Diaspora
Kapet kosovari me tri dokumente të falsifikuara
Pas kontrollimit të shenjave të gishtërinjve, vërtetohet identiteti i personit nga Kosova, i cili po qëndronte në mënyrë ilegale në Gjermani që nga marsi i vitit 2015
Zyrtarët e Policisë Federale të Gjermanisë kanë konfiskuar të premten në Mannheim tri dokumente tërësisht të falsifikuara te një shtetas kosovar të moshës 27 vjeçare. Ai ishte kontrolluar rreth orës 17 në Stacionin Kryesor të trenave në këtë qytet, shkruan presseportal.de. Me këtë rast ai ka treguar një letërnjoftimi çeke. Pasi që policët konstatojnë se ajo ishte e falsifikuar, e marrin personin në fjalë me vete në stacionin policor.
Me kontrollimin e mëtejmë ata i gjejnë po ashtu edhe një patentë totalisht të falsifikuar kosovare shoferi, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, ai ka treguar edhe një leje tjetër patentshoferi kosovar, kësaj here të rregullt, por në emër të një personi tjetër.
Pas kontrollimit të shenjave të gishtërinjve, vërtetohet identiteti i personit nga Kosova, i cili po qëndronte në mënyrë ilegale në Gjermani që nga marsi i vitit 2015.
Pas marrëveshjes me prokurorinë, atij i është siguruar një përfaqësues juridik i autorizuar dhe i janë konfiskuar dokumentet.
Ndaj tij është iniciuar një procedurë penale për falsifikim dokumentesh dhe për shkelje të ligjit mbi qëndrimin e të huajve në Gjermani.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












