Lajme
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
Përmes gjurmëve të këpucëe të tij më në fund u bë i mundur identifikimi i një 41-vjeçari shqiptar si autor i serisë së vjedhjeve
Një 41-vjeçar shqiptar mësohet se ka kryer gjithsej 68 vjedhje me thyerje në ndërtesa banimi në Austrinë e Epërme dhe të Poshtme në disa seri në mes të vitit 2015 dhe 2018.
Rënia e tij “në kurthë” ndodhi për faktin se ai, në njërin nga rastet e vjedhjes qe kapur nga një banor dhe, duke ikur, i ishte dashur të linte këpucët në shtëpinë ku kishte hyrë për të vjedhur, transmeton albinfo.at. Pikërisht kjo rrethanë bëri të mundur dënimin e tij vite më vonë. Ky person, i cili së fundi u burgos në Francë, tani është dërguar në burgun e Welsit, njofton policia.
Duke filluar nga korriku 2015, autori, atëherë i panjohur, hynte rregullisht në ndërtesa banimi në Austrinë e Epërme dhe të Poshtme gjatë natës, në kohën kur banorët ishin duke fjetur, shkruan APA.at. Ai fitonte qasje duke shpuar dritaret prej druri. Në shtator të vitit 2015, seria e parë pati përfunduar papritur pas 45 vjedhjeve.
Në korrik 2016 dhe midis prillit dhe shtatorit 2018, kishte sërish vjedhje të reja në Austrinë e Poshtme dhe zonën e Linzit që mbanin të njëjtat shenja dalluese. Në një rast, autori është kapur nga një banor i cili ka tentuar ta frenojë. Por hajduti ka arritur të lirohej nga ai dhe qe larguar. Megjithatë, mbrapa i kishin mbetur këpucët, të cilat i kishte lënë para shtëpisë.
Me këto gjurmë më në fund u bë i mundur identifikimi i një 41-vjeçari shqiptar si autor i serisë së vjedhjeve, përcjell albinfo.ch. Ai u arrestua në Francë në maj 2021 në bazë të një urdhër-arresti evropian. Megjithatë, ai fillimisht duhej të vuante një dënim me burg në Francë dhe u ekstradua në Austri vetëm në mars të këtij viti.
Gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Policisë Kriminale të Shtetit të Austrisë së Epërme, ai pranoi gjithsej 68 grabitje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












