Shkurt.ch
Kapet shqiptari me 4.7 kg. kokainë të fshehur në aksin e makinës
Specialistët k gjetën në aksin e pasmë të makinës një “xhep” të punuar në mënyrë profesionale, ku ishin fshehur katër paqeta me gjithsej 4.7 kilogramë kokainë
Në afërsi të vendkalimit kufitar, në Kriessern të Kantonit St. Gallen, policia ka kapur një sasi prej 4.7 kilogramësh kokainë të fshehur në aksin e veturës së një shqiptari. Droga ishte fshehur në mënyrë profesionale, duke e konstruktuar një “xhep” në aksin e makinës, njofton Policia e Kantonit të St. Gallenit, shkruan polizeinews.ch.
Me këtë rast është arrestuar korrieri i drogës, një shqiptar 28 vjeçar që ishte edhe shofer i makinës në fjalë.
Rojat kufitare, kishin kontrolluar një makinë të regjistruar në Francë që po hynte në Zvicër. Në kontrollim e sipër të shqiptarit dhe makinës së tij ishin konkretizuar dyshimet se bëhej fjalë për kontrabandë të drogës. Më tutje, specialistët në mesin e rojave kufitare gjetën në aksin e pasmë të makinës një “xhep” të punuar në mënyrë profesionale, ku ishin fshehur katër paqeta me gjithsej 4.7 kilogramë kokainë. Personi i arrestuar dhe droga e gjetur te ai, i janë dorëzuar Policisë Kantionale të St. Gallenit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













