Futboll
Kapiteni i kuqezinjve falënderon tifozët për mbështetjen në rrugën drejt kualifikimit
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është shprehur se është krenar për këtë arritje.
Ai në një intervistë për TV Klan ka falënderuar tifozët për mbështetjen.
“I papërshkrueshëm, besoj se nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por prapë një pikë na çon në Europian dhe jemi të gjithë të lumtur. U duk dhe në stadium sa shumë tifozë erdhën për të parë ndeshjen, i falënderoj për mbështetjen në këto eliminatore, kemi tifozët më të mirë”, u shpreh ai.
Gjimshiti thotë se e kuptoi që do të kualifikohet në Evropian pas fitores me Çekinë. “Të them të drejtën, e kuptuam që në ndeshjen e fundit që fituam 3-0 me Çekinë, ishte ndeshja që na dha më shumë vetëbesim të gjithë lojtarëve. Tifozët e kanë thënë që para një muaji. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe duhet të jemi me këmbë në tokë, por prapë vetëbesimi bën ndryshimin”, u shpreh kapiteni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë









