Futboll
Kapiteni i Zvicrës nuk dëshiron të pensionohet
Stephan Lichtsteiner është një nga lojtarët më të moshuar të Zvicrës dhe njëherësh kapiteni i parë, derisa zëvendëskapiten është Granit Xhaka.
Të dy luajnë për skuadrën e Arsenalit. Derisa Xhaka është një titullar i padiskutueshëm, Lichtsteiner, ka pasur shumë pak minuta, shkruan albinfo.ch.
Për këtë arsye, Lichtsteiner, i cili tashmë është 35-vjeçar po mendon largimin nga klubi londinez. Megjithatë, ai po pret fundin e sezonit, sepse Arsenal është edhe në finale të Ligës së Evropës, ku do të ndeshet me Chelsean.
Futbollisti zviceran ka oferta nga klube të tjera në Premierligë, derisa flitet se mund të rikthehet edhe në kampionatin italian, por jo te Juventus.
Nuk përjashtohet edhe një aventurë e tij në Major League Soccer, aty ku shumë futbollistë veteranë po e përfundojnë karrierën.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet Profesorët e së drejtës paralajmërojnë: edhe bankierët mund të kërkojnë bakshish... -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët














