Kosova
Kaq persona humbën jetën nga HIV/AIDS më 2019
Dy persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2019, si pasojë e prekjes nga virusi HIV/AIDS, bëhet e ditur në bazë të statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjatë vitit që shkoi, në vend janë shënuar 6 raste të pacientëve të prekur me këtë virus vdekjeprurës, një më shumë se në vitin paraprak 2018.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Kosova ka potencial të rritjes së numrit të pacientëve, ndonëse është ndër vendet me numrin më të vogël të të prekurve nga kjo sëmundje.
Nga aspekti gjinor, mbi 70 për qind të të prekurve me këtë virus janë meshkuj dhe rreth 30 për qind janë femra, ku grupmoshat më të përfshira janë 25-44 vjeç.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara.
Rasti i parë me virusin HIV/ AIDS ishte identifikuar në vitin 1986.
Prej atëherë deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar 128 raste, deri më tani 51 kanë vdekur.
Sëmundja e cila ndyshe njihet si “Mortaja e bardhë” vjen si pasojë e kontaktit me personat infektuar nga virusi HIV/AIDS, i cili bartet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale, pa masa mbrojtëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












