Sport
Karateistët kosovarë kanë udhëtuar në Rusi
Kosova në këtë garë të rëndësishme për pikë olimpike do të paraqitet me katër garues
Përfaqësuesja e Kosovës në karate të mërkurën ka udhëtuar drejt Moskës për të marrë pjesë në Premier League, garë që do të mbahet prej 4 deri më 8 tetor në Rusi, ka njoftuar Federata e Karatesë e Kosovës (FKK), raporton “Koha Ditore”.
Kosova në këtë garë të rëndësishme për pikë olimpike do të paraqitet me katër garues: Herolind Nishevci (mbi 84 kg) e Elhami Shabani (75 kg) do të marrin pjesë në konkurrencën e meshkujve, kurse te femrat do të paraqiten Fortesa Orana (mbi 68 kg) dhe Adelina Rama (61 kg). Në mbikëqyrje të karateistëve të Kosovës do të jetë përzgjedhësi Ylber Syla, përcjell albinfo.ch.
“Kosovarët kanë udhëtuar në Moskë për pjesëmarrje në Premier Ligë, garë shumë e rëndësishme për pikët e normës olimpike. Në këtë garë do të marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë të botës në kategoritë e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët














