Storje Suksesi
Katër video-reportazhe me moton “Guxo të ëndërrosh në Kosovë”
Pavarësisht ndryshimeve të njëzet vjetëve të fundit, Kosova vazhdon të mbetet një vend i varfër. Shkaku i kësaj ngecjeje janë kryesisht elitat politiko-ekonomike të vendit, por edhe të rajonit. Ç’është e vërteta, shpresa e ndërrimit të këtyre elitave dhe ajo për integrim në BE po zbehen çdo ditë e më tepër te të rinjtë. Megjithëse mosha mesatare në Kosovë është nën njëzet e gjashtë vjeç, gjeneratat e reja ndihen të lëna pas dore dhe gjithë çka synojnë është të largohen nga vendi.
Përkundër ndihmës së vazhdueshme ndërkombëtare, Kosova mbetet një vend i paqëndrueshëm ekonomikisht. Të rinjtë kosovarë janë të zhgënjyer dhe ndihen të përjashtuar. Problemet kryesore në sytë e të rinjve kanë të bëjnë me të ndierit të përjashtuar dhe të izoluar. Për shembull, Kosova është i vetmi vend në rajon i që nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe që nuk njihet ende si shtet nga një pjesë e vendeve të botës. Për më tepër, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit i nënshtrohen ende regjimit të vizave për të udhëtuar në zonën Shengen.
Duke e parë këtë gjendje, Albinfo.ch ka menduar të sjellë historitë e katër profileve që kanë “guxuar të ëndërrojnë” në Kosovë përmes katër video-reportazheve. Bëhet fjalë për gra e burra që kanë pasur guximin e kanë gjetur forcën jo vetëm të guxojnë të ëndërrojnë, por edhe të realizojnë ëndrrat e tyre, duke mos e menduar asnjëherë largimin nga Kosova, përkundër vështirësive të shumta socio-ekonomike. Ky projekt i mbështetur nga Konfederata Zvicerane ka për qëllim të shpërfaqë katër histori suksesi që vënë në pah jo vetëm potencialin individual të këtyre personazheve, por edhe një mënyrë tjetër për të parë Kosovën dhe mundësitë që ofron ky vend.
Portretet e veçanta që do të sjellim përmes këtyre reportazheve janë histori frymëzuese. Ylli, Zana, Rrezearti dhe Blerinda rrëfejnë se si kanë gjetur forcën e nuk e kanë humbur asnjëherë besimin për të ndjekur ëndrrat e tyre në Kosovë. Përmes kësaj pune modeste, qëllimi ynë është të vëmë në pah punën e palodhshme dhe pa shumë bujë të këtyre grave e burrave, të cilët bashkë edhe me të tjerë si të kontribuojnë në transformimin e vendit dhe të shoqërisë kosovare.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut











