Kosova
KDMLNJ: Numri i atyre që po ikin nga Kosova nuk ka qenë asnjëherë më i madh
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka lëshuar një reagim, përmes të cilit ka vlerësuar se numri i qytetarëve që po e lëshojnë Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më i madh sesa tani, teksa sipas tyre, tani nga Kosova po largohen edhe qytetarët që kanë gjendje të mirë ekonomike.
“Përkundër të gjitha këtyre pengesave, asnjëherë nuk ka qenë më i madh numri i qytetarëve që e kanë lëshuar Kosovën sikur që po ndodh tani. Më herët arsye për largim nga Kosova ishte gjendja e rënduar ekonomike, ndërsa tani Kosovën po e lënë edhe ata me gjendje të mirë materiale”, thuhet në reagim, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, pas 1 janarit të vitit 2024, kur do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, në vend do të ketë mungesë të punëtorëve, ndërsa u tha se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është përmirësuar aspak, krahasuar me rritjen e inflacionit.
“Mund të thuhet se kemi përkeqësim për faktin se Kosova është vendi i vetëm në rajon ku pensionet nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Në vendet e rajonit, brenda 36 muajve kemi rritje të pensioneve së paku në 6-8 herë, kurse në Kosovë brenda këtij afati shteti ka intervenuar dy herë duke i dhënë nga 100 euro shtesë”, thuhet tutje.
KMDLNJ ka vlerësuar që shteti nuk e trajton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës si partner social dhe nuk po e përfill asnjë kërkesë që e bën shoqata, teksa përfituesit e skemave sociale nuk janë në gjendje më të mirë.
“Nuk ka kategori sot në Kosovë, përveç politikanëve dhe përkrahësve të tyre që sigurojnë të ardhura me të cilën mund t’i përmbushin nevojat personale dhe familjare. Nuk mund të gjeni vend në rajon ku nuk ka pasur lëvizje apo intervenim të shtetit për të përballur këtë gjendje të rënduar ekonomike sikur që po ndodh në Kosovë”, thuhet në këtë reagim.
Ndër të tjera, në reagim thuhet se po ndjehet një mungesë e punëtorëve, “sidomos e një profili të kualifikuar, të cilët kanë shkuar të punojnë në shtetet perëndimore”.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Macron bëhet ikonë e modës në Davos Presidenti francez Emmanuel Macron po bëhet një ikonë mode në Davos. Ai mban syze dielli për... -
SWISS anulon disa fluturime -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare











