Kosova
KE: Liberalizimi të bëhet edhe për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë
Mësohet se Komisioni Evropian ende vazhdon të presë që shtetet anëtare të miratojnë propozimin e këtij institucioni që edhe serbëve të Kosovës me pasaporta të Serbisë t’u mundësohet udhëtimi pa viza, përcjell albinfo.ch.
Më 16 nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian kishte propozuar që qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta të Serbisë të përfshihen në regjimin e lëvizjes pa viza.
Sipas zëdhënëses së Komsionit Evropian për çështje të brendshme, Anitta Hipper, pasi që të miratohet ky propozim dhe i njëjti të hyjë në fuqi, atëherë të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perendimor do të udhëtojnë pa viza në Evropë.
Serbët e Kosovës (ata që nuk janë të pajisur me pasaporta të Kosovës) janë të vetmit qytetarë të rajonit që nuk gëzojnë akoma lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Zëdhënësja Anitta Hipper konsideron se banorët serbë në Kosovë, po ashtu mund të zgjedhin të aplikojnë për pasaporta biometrike të Kosovës, për të udhëtuar pa viza nga 1 janari i vitit 2024.
Kur ishin liberalizuar vizat për Serbinë, qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe ishin përjashtuar nga ky vendim. Njëjtë ndodhi edhe me rastin e heqjes së vizave për Kosovën, ku vendimi përfshinte vetëm bartësit e pasaportave biometrike të Republikës së Kosovës.
Pas propozimit të miratuar nga Komisioni Evropian, me këtë çështje tash merret Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian. E tërë procedura merr kohë, ndërsa shpresohet se propozimi do të miratohet pas procesit të përbashkët ndërinstitucional.
Kundër këtij propozimi ishte deklaruar Qeveria e Kosovës. Në argumentimin e saj dërguar selisë së Bashkimit Evropian, ekzekutivi kosovar konsideron se ky propozim pengon integrimin e komunitetit të serbëve të Kosovës dhe legjitimon strukturat paralele ilegale të Serbisë në Kosovë, shuarja e të cilave është kërkuar nga BE-ja.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












