Kosova
KEDS sqaron pse ka reduktime më të gjata
Bujar Jupaj, drejtor i sistemit të operimit në KEDS sot në një konferencë për media ka thënë se planifikimi i reduktimeve të energjisë elektrike 8 me 2 është zbatuar me përpikëri por problemi ka qenë te mbingarkesa për çka disa lagje kanë pasur mungesë më të madhe të energjisë elektrike.
Ai më tej tha se nuk është privilegjuar askush përveç institucioneve shëndetësore.
“…Ajo që garantojmë është se planifikimi është zbatuar në përpikëri por çka ka ndodhë pas planifikimit, siç e ceka në moment kur kemi ngarkesa të mëdha, p.sh. një dalje ka qenë e mbingarkuar dhe nuk e ka pranuar…”, tha ai, duke potencuar se mbingarkesa ka çuar në ndërprerje më të gjata të rrymës në disa lagje.
Jupaj më tej u shpreh se KEDS ka angazhuar 400 punëtorë që të rikthejë energjinë sa më shpejt”.
Ndërkaq, lidhur me gjendjen energjetike në vend ka folur edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai ka prezantuar tre faktorë që kanë përkeqësuar situatën me energjinë elektrike.
“Sipas analizave që janë bërë janë tre faktorë që ndikojnë direkt në përkeqësimin e kësaj gjendje, është rritja e madhe e konsumit të energjisë. Pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që i ka rritur çmimet…”, u shpreh Buzhala.
Ai bëri të ditur se konsumi ka arritur deri në 1400 megavat orë që nuk është shënuar asnjëherë në historinë e korporatës.
Buzhala ka folur edhe për kritikat e PSD, ndërsa tha se për konstatimet e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, po merret zyra ligjore./Telegrafi
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














