Lifestyle
Këngëtarja Sinead O’Connor bëhet myslimane
E, në fotografinë e saj në Twitter ka përdorur moton e kompanisë Nike, ‘vetëm bëje’, duke i inkurajuar gratë të bartin shami.
Këngëtarja e njohur Sinead O’Connor, njoftoi opinionin e gjerë se është konvertuar në fenë islame. Ajo ndryshoi emrin në Shuhada Davitt e, madje, filloi edhe të mbajë edhe shami. Duke e bërë me dije ndryshimin në jetë, ajo falënderoi myslimanët për përgëzimet që i kanë dhënë.
“Falënderime të shumta për të gjithë vëllezërit e motrat myslimane, të cilët kanë qenë shumë të ngrohtë për të më mirëpritur si pjesë e umetit. Nuk mund ta imagjinoni se sa vlerë ka ëmbëlsia juaj për mua”, ka shkruar Davitt, në llogarinë e saj në Twitter. “Ndihem krenare që jam bërë myslimane. Ky është rezultat i natyrshëm i çdo udhëtimi të teologut inteligjent. Studimi i të gjitha shkrimeve të shenjta të çon në islam. Islami i bën të gjitha shkrimet e tjera të tepërta”, ka shkruar ajo.
E, në fotografinë e saj në Twitter ka përdorur moton e kompanisë Nike, ‘vetëm bëje’, duke i inkurajuar gratë të bartin shami.
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?












