Bota
Keni ide? Ishulli ku mund të qëndroni falas
Ai është një ishull privat, në pronësi të shkrimtarit Fredrik Härén, i cili gjatë verës ofron falas hapësirat për një javë, për çdo udhëtar
Vende të largëta, nga gjithçka dhe të gjithë, për të gjetur paqen me veten dhe përqendrimin e nevojshëm. Pas ishullit të veçantë ku koha nuk ekziston, është edhe ishulli ku mund të qëndroni falas, për të rigjetur frymëzimin.
Grupi i synuar janë shkrimtarët në kërkim të frymëzimit për të përfunduar një libër, hulumtues në fazën e thellimit të një studimi, muzikantë në kërkim të muzës.
Ose çfarëdo krijuesi, pa dallim në fushën e artit, me mundësinë për të mos qëndruar vetëm nëse dëshiron të argëtohet me një grup miqsh. Por, ku është ky vend? Shkoni në veri të Evropës, në Suedi. Aty është një ishull ku mund të qëndroni falas për një javë dhe të zhyteni në mënyrë ideale në universin tuaj, duke mos u shqetësuar për shpenzimet dhe gjëra të tjera, transmeton Monitor.
Ideas Island – Ishulli i Ideve – ndodhet në Suedi, në brigjet e Stokholmit. Ai është një ishull privat, në pronësi të shkrimtarit Fredrik Härén, i cili gjatë verës ofron falas hapësirat për një javë, për çdo udhëtar, përcjell albinfo.ch.
“Dëshirojmë të krijojmë një mjedis që të ndihmojë në zhvillimin e ideve gjeniale. E dimë se idetë më të mira na vijnë kur jemi vetëm apo të çlodhur, të zhytur në natyrë dhe në harmoni me universin”, lexohet në faqen zyrtare të Ideas Island. Aty ju mund të regjistroheni dhe të plotësoni një formular me shpresën se kërkesa juaj për një udhëtim, larg nga gjithçka dhe të gjithë, do të plotësohet.
Pra, gjithçka falas? Po, të paktën qëndrimi. Ju duhet të paguani vetëm udhëtimin deri në Suedi dhe ushqimi është i mjaftueshëm për qëndrimin njëjavor. Fredrik Härén nxit të ftuarit të dhurojnë edhe një shumë për bamirësi, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme. U takon vetë mysafirëve të vendosin për këtë gjë gjatë aplikimit për plotësimin e formularit.
Çdokush mund të sjellë me vete maksimumi pesë persona (grupe muzikore) dhe në përgjithësi ishulli nuk pret më shumë se 6 persona në një javë. Kufizimi i vetëm është koha: një javë. Megjithatë, ekziston mundësia që ju të bindni pronarin e ishullit për të qëndruar më shumë, por ju duhet të tregoni se projekti që ju solli në ishullin e ideve, me të vërtetë ia vlen të përfundohet aty.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












