Kosova
Keohe: Do të përpiqem të nxjerr Thaçin nga paraburgimi
Sot janë bërë 3 vjet prej kur është bërë publike aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po qëndrojnë në Hagë. Në një deklarim për mediat e Kosovës, Gregory Keohe, avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se do të përpiqet ta lirojë klientin e tij sapo Prokuroria të përfundojë pjesën e saj të paraqitjes së provave në gjykim.
“Mendoj se do të përpiqem ta nxjerr Presidentin sapo Prokuoria ta përfundojë parqitjen e provave dhe shpresoj që ta fitoj mocionin, të mos kemi për çfarë të përgjigjemi. Deri tash nuk shoh ndonjë fuqi në provat që ka Prokuroria, e që ndërlidhen me presidentin Thaçi”, tha ai.
Megjithatë, Keohe theksoi se nuk dihet se sa do të zgjasë prezantimi i provave.
“Por nëse duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, duhet ta paraqesim rastin. Megjithatë, e vështirë të flitet në këtë fazë. Po përmbahem, sepse në qoftë se ju jap një afat kohor, vërtet nuk e di se çfarë do të sjellë Prokuroria që të përgjigjem, por nëse do të jemi të detyruar t’i parqesim provat tona”, tha ai.
Avokati përmendi një “valë të dëshmitarëve ndërkombëtarë” që tha se do të dëshmojnë në favor të Thaçit gjatë gjykimit.
“Kemi një valë të dëshmitarëve ndërkombëtarë që do të flasin për presidentin Thaçi. Do të dëshmojnë për faktin se presidenti Thaçi, veçanërisht pas luftës, është përpjekur të sjellë paqe dhe pajtim në Kosovë, personi që është përpjekur t’i bindë serbët që të mos largohen, dikush që shtynte përpara idenë e një shoqërie multietnike”, tha Keohe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













