Lajme
Keqësohet gjendja e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit
Migrantët nuk arrijnë të flasin dot pas përjetimeve të rënda
Kryqi i Kuq ka qindra pika trajtimi të refugjatëve në disa vende në Ballkan, në Bosnjë, Kroaci, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni për të furnizuar me ndihmë të parë humanitare refugjatët. Aty jepen ushqime, ilaçe dhe artikuj higjiene. Ekipe mobile përveç kësaj lëvizin në rajone të vështira për të ofruar ndihmë për njerëzit që shpeh gjenden në situatë të mjerueshme. Në Mesdhe ndihmësit e Kryqit të Kuq bashkë me organizatën humanitare, SOS Mediterranee kanë shpëtuar nga mbytja në det të hapur mijëra vetë.
Vetëm të enjten (20.04.) u shpëtuan 29 vetë, që ndodheshin në një gomone të vogël në Mesdhe, u shpreh Sara Mancinelli për këtë mision shpëtimi. Organizatat humanitare veç ndihmës së parë me ujë dhe ushqim, ofrojnë edhe ndihmë psikologjike. Shumë migrantë nuk arrijnë të flasin dot pas përjetimeve të rënda në rrugën e migrimit. Disa tregojnë gjurmë të qarta të torturave në trup. Për shumë nga ata që vijnë nga kampet në Libi, kalimi i Mesdheut është rruga e vetme për të mbijetuar./dw
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin










