Foto: Keystone
Sport
Kërcënim me bombë dhe protesta kundër FIFA-s
Dje dhe sot në Cyrih është duke u mbajtur kongresi i organizatës botërore të futbollit FIFA. Në dritën e zhvillimeve të fundit rreth kësaj organizate, gjegjësisht arrestimit të një numri të funksionarëve të saj dhe një sërë aferash të vogla e të mëdha, FIFA është përballur me një valë tensionesh. Së fundi, paraditen e sotme, para ndërtesës ku po mbahet kongresi ka pasur një numër demonstratash nga organizatorë të ndryshëm dhe me motive që ndryshojnë nga njëri tjetri.
Kështu, një grup demonstruesish propalestinezë kanë kërkuar me pankarta përjashtimin e zraelit nga organizata botërore e futbollit. Madje, në brendi të ndërtesës ku po mbahet kongresi (Hallenstadion) janë arrestuar dy femra që kishin hyrë dhe valvisnin flamujt alestinezë dhe kanë brohoritur parolla.
Po ashtu edhe sindikata UNIA ka protestuar kundër FIFA-s kundër „kushteve katastrofale të punës në kantieret e ndërtimit të objekteve të Kampionatit Boteror të Futbollit në Katar. Sindikalistët, në mesin e të cilëve, siç merr vesh albinfo.ch, kishte edhe aktivistë shiptarë të kësj sindikte, i kanë dhënë FIFA-s një “karton të kuq”.
Protestat kanë rrjedhur pa incidente
Së fundi, sot rreth orës 11. 00 pjesëmarësit në kongres i ka shetësuar një alarm për vendosje e një bombe në ndërtesë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për këcënim të vërtetë ose të rremë. Policia ka konfirmuar lajmin për mediet zvicerane..
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta

















