Ukraina
Kërcënon Rusia: Nëse Ukraina merr tanke, do ta paguajë
Kremlini ka thënë se Ukraina do të përballet me pasojat nëse vendet e treta e furnizojnë atë me tanke.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se debati i vazhdueshëm për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë sugjeron se “nervozizmi midis anëtarëve të aleancës po rritet vazhdimisht”.
“Të gjitha vendet që drejtpërdrejt ose indirekt marrin pjesë në furnizimin e Ukrainës me armë dhe në ngritjen e nivelit të tyre teknologjik, janë të gjitha përgjegjës për këtë”, tha Peskov të hënën.
Populli ukrainas do të duhet të paguajë për këtë”, shtoi ai.
Rusia paralajmëroi më parë për përshkallëzim të mëtejshëm nëse dërgohen më shumë armë në Ukrainë që do të lejojnë sulme në territorin rus, duke thënë se kjo do të sjellë konfliktin në një nivel të ri./Reuters
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?














