Shkurt.ch
Kërkohet 35 orë punë në javë dhe 6 javë pushim
Më pak punë gjatë ditëve të javës dhe më shumë pushim vjetor
Partia SP kërkon të shkurtojë orarin e punës dhe të zgjasë pushimet vjetore deri në 6 javë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa është që në javë të punohet deri në 35 orë, kurse të punësuarit të marrin pagë të njëjtë.
Kjo parti distancohet nga të tjerat që kërkojnë 50 orë në javë, të anulojnë pushimin e drekës dhe periudhat e pushimeve. Zvicra ka orarin më të gjatë të punës në Evropë, sipas statistikave.
Zëvendëpresidenti i SP-së, Beat Jans, ka thënë se kjo do të bënte punën më atraktive dhe njerëzit do të kishin më shumë kohë për pushime dhe familjet e tyre, përcjell tutje albinfo.ch.
Qëllimi i kësaj partie është që të zvogëlojë numrin e orëve të punës, duke e ulur në 35 orë gjatë javës.
Edhe pushimet vjetore do të rriteshin deri në gjashtë javë.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












