Maqedonia
Kërkohet asistim nga ndërkombëtarët për rastin e Kumanovës
Një pjesë e ekspertëve në vend shprehen se është mirë të ketë asistim ndërkombëtar për rastin “Lagja e Trimave”, por jo edhe hetim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Ky është qëndrimi i ekspertëve juridik pas protestës së djeshme të familjarëve të të dënuarve dhe të vrarëve në ngjarjet e para katër viteve në Kumanovë.
Për momentin, rasti është në Gjykatën e Apelit dhe do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Penale me të cilin me burg të përjetshëm u dënuan shtatë persona, 13 persona me 40 vite, gjashtë persona me 20 vite, njëri u dënua me 18 vite, dy nga 14 vite dhe dy me 13 vite burg.
“Është e pazakontë, sidomos në sferën e sigurisë që të kyçet faktori ndërkombëtar. Por, nëse ka tregues se kjo bëhet nga shteti apo organizata të tjera, atëherë edhe mund të kërkohet asistim nga shërbimet më të zhvilluara që të na ndihmojnë të arrijmë tek e vërteta. Unë do të insistoja që mund të ketë asistime dhe konsultime, por assesi të përfshihen drejtpërdrejtë. Sipas meje, hetimin duhet ta mbajë Prokuroria Publike dhe MPB përmes instruksioneve që do t’ua japë Prokuroria Publike e shtetit tonë”.- tha Borçe Davitkovski- profesor universitar, shkruan AlsatM,përcjell Albinfo.ch.
Edhe profesori Nikolla Tupançeski thotë se nuk është në rregull të ketë hetim ndërkombëtar për çfarëdo rasti. Në këtë rast, Maqedonia e Veriut, mund të shndërrohet në protektorat.
“Nëse fillojmë tërësisht t’i delegojmë kompetencat e elementeve të huaja, atëherë Maqedonia përfundimisht mund të shndërrohet në protektorat. Kemi shembuj të tillë në fqinjësi. Më mirë do të ishte vet t’i rregullojmë këto çështje, por nuk jam i sigurt nëse kemi kapacitet që deri në fund ta realizojmë. Do të isha i lumtur nëse mbledhim forca që të gjejmë të paktën një zgjidhje optimale, si për “Lagjen e Trimave”, ashtu edhe për raste tjera pasi jemi dëshmitarë se situata të pastra juridike marrin ngjyrim politik, që shkon në dëm të shoqërisë në vend”.- u shpreh Nikolla Tupançeski- profesor universitar
Ndryshe, dje u mbushën katër vite nga të shtënat në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë që zgjatën dy ditë. Jetën e humbën tetë pjesëtarë të MPB dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












