Kosova
Kërkohet lehtësim i masave për personat e vaksinuar
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se në takimin e radhës me Qeverinë do të kërkojë lehtësi për qytetarët, të cilët janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.
Kështu ka deklaruar kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, shkruajnë mediat lokale, përcjell Albinfo.ch.
“Në takimet që kam pasur me kryesuesit e kolegjiumeve të shëndetësisë dhe inspektoratit që veprojnë në kuadër të AKK-së dhe në konsultime me disa kryetarë , të cilët e kanë përkrahur këtë ide, ne si AKK mendojmë që në takimin e radhës me nivelin qendror do të kërkojmë lehtësi në qasje në jetën publike dhe në gastronomi për qytetarët që janë vaksinuar. Në ditët në vijim do ta diskutojmë edhe me këshillin e kryetarëve”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka shtuar se nëse ka vaksina të mjaftueshme, dhe fillon procesi pa pengesa, me numër të mjaftueshëm të personelit shëndetësor, mendojmë që më mirë është që të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar.
“Me këtë edhe inkurajohet vaksinimi, por edhe ekonomia fiton. Kjo mendojmë që ky veprim të fillojë nga 13 shtatori. P.sh, Gastronomisë t’i lejohet puna edhe brenda lokaleve për personat e vaksinuar, por duke respektuar protokollet kundër COVID-19”, u shpreh Ibrahimi.
Ai shtoi se gjithashtu do të kërkojnë që masat e “orës policore” të mos zbatohen për qytetarët që janë vaksinuar.
“Kjo do të inkurajonte vaksinimin e popullatës, por edhe zhvillimin ekonomik lokal që është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini













