Lajme
Kërkohet përjashtimi i Rusisë nga UNESCO
Ukraina planifikon t’i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën me një kërkesë për t’i hequr Rusisë statusin e shtetit anëtar të UNESCO-s.
”Si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Ukraina ka ndarë gjithmonë parimet thelbësore të kësaj organizate dhe është kujdesur për trashëgiminë kulturore që ndodhet në territorin tonë”, thuhet në një deklaratë të Parlamentit ukrainas.
”Por, granatimet me artileri, sulmet ajrore dhe raketore të nisura nga Federata Ruse dhe udhëheqja e saj kanë për qëllim shkatërrimin e trashëgimisë historike dhe kulturore shekullore të Ukrainës. Duke pasur parasysh këtë, Ukraina e konsideron të papranueshme që Federata Ruse të jetë e pranishme në UNESCO”, theksohet në të.
”Parlamenti i Ukrainës i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) që t’i heqë Federatës Ruse statusin e shtetit anëtar”, thuhet në shënimin shpjegues të projektrezolutës.
Dokumenti aktualisht është duke u shqyrtuar nga Komiteti parlamentar për Politikat Humanitare dhe të Informacionin.
Parlamenti ukrainas i ka bërë thirrje komunitetit kulturologjik botëror të mbështesë programin e financimit adekuat për restaurimin e monumenteve historike dhe arkitekturore të Ukrainës.
Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit ka regjistruar tashmë 353 krime lufte të kryera nga ushtria ruse kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









