E-Diaspora
Kërkon të kthehet në Kosovë kur merr vesh se nuk ka të drejtë pune në Gjermani
Me rastin e kërkimit të azilit atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune.
Në mbrëmjen e të shtunës, një kosovar është paraqitur te patrulla e Policisë Federale në Aeroportin e Munihut, nga e cila ka kërkuar ai ka kërkuar që t`i mundësohet të kthehet në Kosovë. Kosovari ka thënë se ai ka menduar që kërkesa për azil nënkupton automatikisht edhe të drejtën e punës, shkruan wochenblatt.de.
I riu 19 vjeçar i ka treguar policisë se në Gjermani kishte ardhur nga Kosova po atë ditë, i trafikuar me një kamion, transmeton albinfo.ch. Pastaj është paraqitur në qendrën e pranimit të refugjatëve ku ka dorëzuar dokumentin e tij kosovar të identifikimit. Me atë rast atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune. Për këtë arsye ai dëshiron që menjëherë të kthehet në Kosovë pasi që edhe nuk kishte bazë për azil duke qenë se në vendin e tij nuk ishte i përndjekur.
Por, duke qenë se i janë marrë dokumentet kosovare, ai tash nuk kishte mundësi të kthehej në Kosovë menjëherë, përcjell albinfo.ch. Ai është detyruar të paguajë një gjobë për qëndrim ilegal në Gjermani dhe duhet ta lëshojë vendin.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












