Lajme
Kërpudhat me shumë vitamina
Kërpudhat janë shumë të shijshme, e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona.
Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.
Kaloritë
Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
Sëmundjet
Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat, por pasi të lexoni këtë shkrim do të bindeni që t`i hani ato. Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet se pse duhet t`i konsumoni: Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.
Kërpudhat luftojnë
Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit
Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës.
Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
Rregullojnë sheqerin në gjak.
Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
Përmirësojnë sistemin imunitar.
Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
Luftojnë aneminë
Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
Zvogëlojnë presionin e gjakut
Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet Strik i autobusëve në Winterthur shmanget pas përmirësimit të kushteve të punës... -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026










