Lajme
Këshillëtari i Trumpit: Duket që ka fituar Joe Biden
Një këshilltar i lartë i Presidentit Trump u duk se pranoi të hënën se nuk ka shumë të ngjarë që presidenti të shpallet fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit, megjithëse Trump dhe ndihmës të tij të afërt ende shpresojnë për një mandat të dytë, shkruan voa, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse vendoset se fituese ishte dyshja Biden-Harris, në fakt gjërat duket se po shkojnë në atë drejtim, do të bëjmë një tranzicion shumë profesional në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pa diskutim,” tha këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien gjatë Forumit për Siguri Globale, të zhvilluar përmes internetit.
“Fakti i mrekullueshëm është se në Shtetet e Bashkuara ne e kalojmë stafetën në mënyrë paqësore dhe me sukses edhe në periudhat më konfliktuale,” tha O’Brien.
Komentet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë që Presidenti Trump vazhdon të këmbëngulë në median sociale se zgjedhjet u manipuluan dhe se ai duhet të shpallet fitues dhe jo rivali demokrat Joe Biden, të cilin e kanë shpallur fitues të pritshëm mediat amerikane.
“Demokratët e së majtës radikale, duke bashkëpunuar me partnerët e tyre, ‘Median e Lajmit të Sajuar’, po përpiqen të VJEDHIN zgjedhjet. Nuk do t’i lëmë,” tha presidenti, pak pas komenteve të O’Brien.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













