Shkurt.ch
Këshilli i Evropës, kritikon ashpër gjendjen e të drejtave të njeriut në Zvicër
Problematike për përpiluesin e raportit të KE janë edhe iniciativat popullore, të cilat nuk janë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare
Komisari për të drejtat e njeriut në kaudër të Këshillit Evropian, lituanezi Nils Muiznieks i ka drejtuar kritika të ashpra Zvicrës për fushën që mbulon, në një raport që ka publikuar sot. Një raportim i tillë bëhet një herë në pesë vite për secilin shtet, anëtar të Këshillit të Evropës, shkruan sda.ch.
Muiznieks ka kritikuar Zvicrën në radhë të parë për mungesën e një institucioni të fuqishëm e të pavarur që do të mbikëqyrte gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut, transmeton albinfo.ch.
Raporti kritikon po ashtu qasjen e Zvicrës ndaj refugjatëve. Sipas tij madje në Aeroportin e Cyrihut praktikohet një lloj internimi i fëmijëve refugjatë!
Muiznieks ka më tutje qëndrim kritik edhe ndaj faktit se Zvicra, ndonëse e ka nënshkruar Kartën Sociale Evropiane, ende nuk e ka ratifikuar atë. Karta në fjalë përfaqëson një koncept të gjerë të të drejtave të njeriut, që kërkon edhe të drejtën për punë dhe arsim. Një koncept i tillë në Zvicër është shumë i kontestueshëm politikisht.
Problematike për përpiluesin e raportit të përmendur janë edhe iniciativat popullore, të cilat nuk janë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch. Si shembull ai përmend edhe iniciativën për ndalimin e mbulesës së grave myslimane, burka. Mirëpo ai nuk kërkon që iniciativat e tilla problematike të ndalohen por që një komision ekspertësh t`ia bëjë me dije popullit se ato janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Për të përpiluar këtë raport, komisari nga KE ka qëndruar tri ditë në Zvicër. Gjatë atij qëndrimi ai ka takuar pjesëtarë të Qeverisë Federale, parlamentarë, studiues dhe përfaqësues të Organizatave Joqeveritare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike











