Kosova
Këshilli Evropian dënon sulmin në Banjskë, kërkohet nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet
Në konkluzionet e miratuara nga Këshilli Evropian në fund të samitit dyditor, bëhet e ditur se liderët e Bashkimit Evropian e kanë dënuar ashpër sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës, të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
“Bashkimi Evropian pret që autorët të arrestohen dhe të sillen shpejt para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht, dhe t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, thuhet në konkluzione, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, në fund të takimit dyditor, të mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së kanë shprehur shqetësimin për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, ndërsa Kosovës dhe Serbisë u është kërkuar t’i vazhdojnë përpjekjet për ulje të tensioneve dhe të sigurojnë mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.
Ndër të tjera, thuhet se dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja.
Presidentët dhe kryeministrat evropianë kanë shprehur keqardhje për mungesën e zbatimit të Marrëveshjes së arritur në shkurt në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, teksa thuhet se BE-ja ka bërë thirrje që dy vendet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet paraprake, pa vonesa dhe pa parakushte, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet Pas një skandali të zbuluar nga RTS, kompania Henniez nuk mund të përdorë më filtrat e... -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë -
Rriten primet e sigurimit të veturave në Zvicër -
Tragjedia në Chiètres: I dyshuari për zjarrin në autobusin postar ishte raportuar i zhdukur nga spitali -
Qyteti zviceran Interlaken shtrëngon rregullat, ndërsa shtëpitë e dyta rriten ndjeshëm










