Shkurt.ch
Këshilli Federal, masa kundër diskriminimit të grave në paga
Këshilli Federal i Zvicrës planifikon që të gjitha ndërmarrjet me më shumë se 50 punëtorë t`i obligojë për të bërë analizat e të ardhurave
Për të luftuar diskriminimin e femrave sa u përket pagave, Këshilli Federal i Zvicrës planifikon që të gjitha ndërmarrjet me më shumë se 50 punëtorë t`i obligojë për të bërë analizat e të ardhurave, shkruan srf.ch. Qeveria po ashtu, përkundër kritikave që pati gjatë shqyrtimit në parlament, këmbëngul në masat e propozuara kundër diskriminimit të gruas, gjegjësisht kundër pagave më të ulëta që marrin ato për punën e njëjtë që kryejnë.
Sipas propozimit, të gjitha ndërmarrjet me numrin e përmendur të të punësuarve duhet që për çdo katër vjet të bëjnë një analizë të pagave dhe të kontrollohen nga revizori, transmeton albinfo.ch. Rezultatet e këtyre si dhe përmasat e diskriminimit, ato duhet t`ua prezantojnë pastaj të punësuarve të tyre.
Parimi për barazinë e të ardhurave në mes gjinive është vendosur në kushtetutën federale që nga viti 1981. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, pabarazia ka vazhduar. Kështu, në vitin 2012 dallimi në të ardhura në mes burrave dhe grave ka qenë 8.7 për qind ose 680 franga në muaj në dëm të grave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













