Shkurt.ch
Këshilli i shteteve: Rundi i dytë, vendimtar për qendrën e djathtë
Pjesa më e madhe e vendeve të Këshillit të shteteve janë ende të pacaktuara, sidomos ato të qendrës së djathtë. Ky bllok, megjithatë, nuk pritet të humbasë mazhorancën në këtë dhomë.
Partia Socialiste mund të jetë në progres, ndërsa CVP/PDC-ja pritet të mbajë stabilitetin e saj. Sa u përket partive FDP/FDP/PLR-së dhe të SVP/UDC-së, këto të fundit do të humbasin disa vende.
Më 27 nëntor, CVP/PDC-ja do të dridhet për vendin e saj në kantonin e St-Gallen, meqë pritet se Toni Bruner (SVP/UDC) të fitojë kupën. Demokristianët, në anën e tyre, kanë vendosur natën e së hënës të fusin në garë Michael Hüppi, një avokat 55-vjeç dhe nënkryetar i FC St Gallen, pas dorëheqjes së Eugen David. Ndërsa Partia Socialiste ka vendosur të mbajë Paul Rechsteiner.
Më 20 nëntor votuesit e Bernës do të thonë nëse do të ripërtërijnë grupin e të djathtës. E majta, me Hans Stöckli, do të punojë shumë për të rifituar vendin e humbur nga ana e SP-PS-së gjatë legjislaturës.
Në Ticino, Filippo Lombardi (CVP/PDC) ka gjasa të rizgjidhet po të njëjtën ditë. Ndërsa Fabio Abate do të duhet të luftojë për të mbajtur vendin e tij liberal radikal. Ky i fundit do të përballet me socialistin Franco Cavalli dhe me të pavarurin Sergio Morisoli, i mbështetur nga Lega.
Beteja në qendrën e djathtë
Një tjetër rund i dytë është po ashtu në lojë, por këtë herë brenda bllokut të qendrës së djathtë. Më 4 dhjetor, banorët e Solothurn-it do të tregojnë nëse i japin CVP/PDC-së vendin e zënë deri tani nga FDP/FDP/PLR-ja.
Radikalët liberalë do të ruajnë një vend më 13 nëntor në Schaffhausen, me zgjedhjen e mundshme të pavarurit, Thomas Minder.
Në Valais, Jean-René René (CVP/PDC) dhe Fournier Imoberdorf (CVP/UDC) kanë gjasa të mira për të rimarrë vendet e tyre më 6 nëntor. FDP/FDP/PLR-ja dhe SP-PS-ja kanë treguar se nuk do të paraqesin kandidat për këto zgjedhje. Kurse SVP/UDC-ja do të vendosë sot, duke pasur parasysh se rrezikon të privojë Valais-në e Epërm për çdo përfaqësim në Bernë.
Gara më të lehta
Një javë më vonë, Geraldine Savary (socialiste) dhe Luc Recordon (i gjelbër) duhet të rizgjidhen në kantonin e Vaud-it.
Në anën e tyre, partitë borgjeze kanë vendosur natën e të hënës se do të kenë një vend të përbashkët me Isabelle Moret (FDP/FDP/PLR) dhe Guy Parmelin (UDC).
Në Thurgau, Brigitte Häberli mund të mbajë vendin e saj për partinë CVP/PDC në vend.
E-Diaspora
-
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit Me rastin e Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, Qendra e Botimeve për... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau










