Të tjera
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet në Luginë
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Luginën e Preshevës ka reaguar ndaj vendimit për emërimin e katër personave nga komuniteti serb, përfshirë një nga Vranja, në Administratën Tatimore të Bujanocit, një komunë ku shqiptarët përbëjnë rreth 63 për qind të popullsisë.
Kryetari i KKSh-së, Enkel Rexhepi, e ka quajtur këtë vendim shembull të qartë të diskriminimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga jeta publike dhe institucionale.
Ai theksoi se mospërfshirja e shqiptarëve në institucionet publike të nivelit qendror tregon se qeveria nuk po respekton Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e arritura, përfshirë Marrëveshjen e Konçulit, Planin me 7 pika të vitit 2013 dhe Planin e integrimit të shqiptarëve në sektorin publik për periudhën 2023-2026.
Rexhepi paralajmëroi se këtë çështje do ta paraqesë edhe para institucioneve dhe faktorëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si një rast të pastër diskriminimi ndaj shqiptarëve në Bujanoc.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












