Lajme
Këshilltari i Putinit jep dorëheqje për shkak të luftës në Ukrainë
Raportohet se Këshilltari për klimën, i presidentit rus, Vladimir Putin, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj luftës në Ukrainë. Kjo u bë e ditur nga dy persona që janë të njoftuar mirë me situatën, derisa Chubais u bë zyrtari i nivelit më të lartë që ka shkëputur kontaktet me Kremlinin për shkak të pushtimit, raporton Bloomberg, përcjell albinfo.ch.
Chubais, 66 vjeç, është një nga të paktët reformatorë ekonomikë të epokës 1990, i cili kishte mbetur në qeverinë e Putinit dhe kishte mbajtur lidhje të ngushta me zyrtarët perëndimorë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk dha ndonjë koment në lidhje me këtë.
I njohur si arkitekti i privatizimeve të viteve 1990 të Rusisë, Chubais i dha Putinit punën e tij të parë në Kremlin në mesin e viteve 1990 dhe fillimisht mirëpriti ngritjen e tij në pushtet në fund të asaj dekade. Nën Putinin, Chubais mori poste të larta në kompanitë e mëdha shtetërore derisa presidenti e emëroi atë të dërguar për klimën në diskutimet botërore vitin e kaluar.
Që nga nisja e luftës në Ukrainë, qeveria ruse ka rritur presionin ndaj kritikëve vendas që kundërshtojnë pushtimin. Putini paralajmëroi më 16 mars se do ta pastronte Rusinë nga “tradhtarët” që ai akuzon se punojnë fshehurazi për SHBA-në dhe aleatët e saj.
Javën e kaluar Arkady Dvorkovich, i cili ishte këshilltar i lartë ekonomik i Dmitry Medvedev gjatë presidencës së tij dhe zëvendëskryeministër deri në vitin 2018, dha dorëheqjen si kreu i fondit të teknologjisë Skolkovo të mbështetur nga shteti pasi dënoi pushtimin. Dvorkovich, i cili është gjithashtu president i Federatës Ndërkombëtare të Shahut, është një nga disa ish-zyrtarë të lartë që kanë folur kundër luftës.
E-Diaspora
-
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA Shqiptarja Marigona Uka nga Skenderaj nis punën në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe Inteligjencës Artificiale... -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme











