Kosova
“Këta janë të gjithë njerëz tanë që punojnë në Gjermani dhe që po vinin për pushime në Kosovë”
Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka mbërritur në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb-Lipovac, i autobusit kosovar që ua mori jetën 10 personave.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar janë “njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”. “Fatkeqësisht kemi ardhur për shkak të një aksidenti të tmerrshëm. Unë thjesht do të doja ta falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe të gjithë autoritetet që na ndihmuan në këtë kohë. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe t’u kërkoj atyre që të kenë mirëkuptim edhe për ne. Ne të gjithë do të jemi pranë tyre në këto kohë të vështira”, tha Kasapolli, raportojnw mediat kosovare, pwrcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se autobusi ishte i një kompanie turistike nga Kosova, ndërsa foli me jo pak emocion për ata që vdiqën dhe të tjerët që mbetën të lënduar. “Këta janë të gjithë njerëz tanë që punojnë në Gjermani dhe që po vinin për pushime në Kosovë”, tha Kasapolli. Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh kanë shkuar në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë. Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.
Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.
Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet












