Kosova
Këtë vit, 700 lindje më pak në QKUK
Në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në vitin 2019 u lindën 9242 foshnja. Krahasuar me vitin 2018, këtë vit u lindën rreth 700 foshnja më pak.
Drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli, vitin 2019 po e vlerëson si të suksesshëm dhe të karakterizuar me punë të madhe.
Përveç lindjeve të shumta, ai bën të ditur se gjatë këtij viti u kryen mbi 6 mijë intervenime të ndryshme gjinekologjike.
“Viti 2019 klinikën tonë e ka karakterizuar me një punë të madhe. Kemi pasur diku 9242 lindje. Kemi pasur 6 mijë e 45 operacione, ku hyjnë operacionet selektive, po ashtu edhe lindjet me prerje cezariane. Mund të themi se ka qenë një vit i suksesshëm sa i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, operacioneve, investimeve dhe rregullimit të klinikës si dhe mirëqenies së pacientëve”, thotë ai për Ekonomia Online, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht që ende nuk i kanë siguruar të dhënat nga spitalet rajonale, Ismajli thotë se trendi i lindjeve është në rënie.
“Ka rënie të natalitetit në krahasim me vitin e kaluar, pasi që në 2018 kemi pasur 9950 lindje, kurse deri tani kemi 9242 lindje. Pra është një rënie e numrit të lindjeve, edhe pse ne nuk i kemi ende statistikat të spitaleve regjionale dhe të spitaleve private. Megjithatë, nuk është një rënie për t’u theksuar”, shton Ismajli.
Sipas tij, shkaktarët kryesorë për rënien e natalitetit mbeten planifikimi familjar, kushtet jo të mira ekonomike, por që tashmë i është shtuar edhe migrimi i të rinjve.
“Mendoj se shkaktarët të cilët kanë ndikuar në këtë rënie janë planifikimi familjar, pastaj kushtet socio-ekonomike, po ashtu edhe migracioni që nuk duhet anashkaluar, pasi që një numër i madh i të rinjve kanë filluar të migrojnë”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin














