Shkurt.ch

Parashikime zhgënjyese për ekonominë zvicerane

Përkeqësimi i kushteve ndërkombëtare do të ketë një ndikim negativ në ekonominë  zvicerane, duke bërë që Instituti Ekonomik Zviceran (KOF) të ulë parashikimet për këtë vit, përcjell albinfo.ch.

KOF njoftoi të mërkurën se kishte rishikuar parashikimin e saj të rritjes nga 1.6% në 1% për produktin bruto të Zvicrës. Megjithatë, perspektiva më e fundit për vitin 2020 mbetet praktikisht e pandryshuar me një rritje prej 2.1%.

“Pasiguria në Brexit, ngadalësimi ekonomik në Kinë, rënia në zonën e euros: ekonomia zvicerane po funksionon në një mjedis të ashpër”, tha KOF në një deklaratë për shtyp.

Pagat reale do të rriten me 0.4% në vitin 2019, duke ulur më tej shpenzimet e konsumit, sipas institutit, përcjell albinfo.ch.

Përshtatur për inflacionin, nivelet e pagave në Zvicër kanë rënë gjatë dy vjetëve të fundit.

Pikëpamja e KOF është në linjë me parashikimet e ekspertëve të tjerë ekonomikë, përcjell albinfo.ch.

Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike të qeverisë në parashikimin e tij të pranverës e ndryshoi parashikimin e tij në 1% nga 1.5%, ndërsa instituti i pavarur i kërkimit, BAK Economics, dhe ekonomistët në bankën UBS ulën parashikimet e tyre në 1.1% dhe 0.9% respektivisht, për 2019.