Shkurt.ch
Këto janë qiratë e shtëpive në 10 qytetet më të mëdha të Zvicrës
Banesat familjare në Gjenevë kanë qiranë më të shtrenjtë, derisa në St Gallen janë më të lirat, sipas një studimi të fundit në 10 qytetet më të mëdha të Zvicrës, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Mesatarisht, qiraja mujore për një banesë 100-110 metra katrorë në St Gallen kushton 2004 franga, sipas sondazhit të publikuar nga Comparis.
Në Gjenevë, apartamenti i njëjtë kushton pothuajse dy herë më shumë, 3820 franga. Pas Gjenevës, vjen Cyrihu, me një qira mesatare 3073 franga, e pastaj Lozana me 2850 franga.
Edhe për apartamentet më të vogla, renditja nuk ndryshon shumë. Gjeneva kryeson listën, e St. Gallen është në fund për kah çmimi.
Andaj, nëse planifikoni të vendoseni me familje apo të merrni një banesë më të madhe në njërën nga qytetet e Zvicrës, fillimisht hidhjani një sy çmimeve. Për apartamentet e madhësisë 100-110 metra katrorë, këto janë çmimet e qirasë në dhjetë qytetet më të mëdha të Zvicrës.
Geneva 3,820 CHF
Zurich 3,073 CHF
Lausanne 2,850 CHF
Basel 2,660 CHF
Bern 2,600 CHF
Lucerne 2,430 CHF
Winterthur 2,400 CHF
Bienne 2,110 CHF
Lugano 2,050 CHF
St Gallen 2004 CHF
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













