Shkurt.ch
Këto janë shkaqet kryesore nga të cilat vdesin zviceranët
Vala e gripit në fillim të vitit kishte shkaktuar vdekjen e 2500 vetave ndërsa vapa e madhe që ka mbretëruar në korrikun e vitit 2015, u ka marrë jetën 500 personave më shumë se që vdesin në një korrik “të zakonshëm"
Në vitin 2015 në Zvicër kanë vdekur gjithsej 67 mijë e 606 veta, që është për 6 për qind më shumë se në vitin paraprak. Gripi në fillim të vitit, vaka e vapës në korrik dhe rritja e numrit të të moshuarve, janë sipas Zyrës Federale për Statistikë, faktorët kryesorë. Vala e gripit në fillim të vitit kishte shkaktuar vdekjen e 2500 vetave ndërsa vapa e madhe që ka mbretëruar në korrikun e vitit 2015, u ka marrë jetën 500 personave më shumë se që vdesin në një korrik “të zakonshëm”, transmeton albinfo.ch.
Proporcionalisht me këto, shkalla e vdekshmërisë dhe vitet potenciale të humbura kanë shënuar rritje ndërsa mosha mesatare e llogaritur nga lindja ka shënuar përkohësisht rënie. Me fjalë tjera, vetëm si pasojë e rritjes brenda një viti të numrit të njerëzve që arrijnë moshën e pleqërisë, numri i të vdekurve nga pleqëria ka qenë për 500 më i madh. Kjo shifër nuk ka lëvizur tashmë disa vite, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa si pasojë e të gjithë këtyre faktorëve marrë së bashku, në vitin 2015 për herë të parë nga viti 1990 është shënuar një ulje e vogël e moshës mesatare të zviceranëve. Por, në vitin pasues, (2016), sipas Zyrës Federale për Statistikë mosha mesatare sërish është kthyer në gjendjen e vitit 2014.
Te moshat 15 deri 40 vjeçare, shkaktarët më të shpeshtë të vdekjeve janë aksidentet dhe vetëvrasjet. Te personat 40 deri 80 vjeçarë është kanceri ndërsa te ata mbi 80 vjeçarë, sëmundjet kardiovaskulare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












