Bota
Këto janë shtetet më të fuqishme në botë
Agjencia amerikane ‘US News’ ka publikuar listën me shtetet më të fuqishme të botës.
Renditja e shteteve është bërë në bashkëpunim me ‘BAV Group’ , ‘VMLY&R’ dhe ‘Wharton School.
Ata kontaktuan 20.000 njerëz nga katër regjione për 80 vende të botës.
Listës së shteteve më të fuqishme të botës i prinë SHBA-ja. Njëlloj si herën e fundit kur është publikuar lista, SHBA-ja nuk e ka ndërruar pozitën.
Pozitën dy dhe tre e nxënë, Rusia dhe Kina, ndërsa e katërta është Gjermania. Në pozitën e pestë është Mbretëria e Bashkuar.
Rënie ka pësuar India e cila vitin e kaluar ishte renditur e 15-ta, kurse këtë vit është në pozitën e 17-të, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
Po ashtu edhe Turqia ka pësuar rënie. Nga pozita e 14-të që ishte ka rënë në të 16-të.
Ngritje enorme ka Greqia e cila nga pozita e 52-të ka kaluar në pozitën e 41-të.
Rënie drastike ka Portugalia. Nga pozita e 38-të ku ishte, tash gjenden në pozitë të 49-të.
Po ashtu rënie ka pësuar edhe Serbia e cila vitin e kaluar ishte ne vendin e 51-të, tash ka rënë një pozitë më poshtë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















