E-Diaspora
KF Prishtina- FC Köniz, ndeshje miqësore në Bernë
KF Prishtina- FC Köniz do të përballen sot në Bernë në një ndeshje miqësore nga ora 15
FC Köniz në Bernë e ka ftuar ekipin e Prishtinës nga Kosova për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ekipi i Könizit luan në ligën e parë zvicerane.
Një ndeshje e tillë ishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar, por qe anuluar për shkak se nuk ishte lejuar nga FIFA.
Takimi i parë po realizohet me Iniciativën e klubit të Könizit nga Berna ndërsa për të ka lobuar edhe klubi FC Prishtina në Bernë.
Ruch Rudolf është organizatori nga klubi i Könizit. Zvicerani kishte qenë për vizitë në Prishtinë, në vitin 2004. Që atëherë ai mban lidhjet dhe miqësinë me Prishtinën.
Könizi i mbulon të gjitha shpenzimet për futbollistët kosovarë duke përfshirë transportin, hotelin etj..
Köniz është komuna më e madhe e kantonit të Bernës me rreth 40 mijë banorë kurse klubi është më i miri në kantonin e Bernës.
Ekipi i FC Prishtina tashmë ka zhvilluar një seancë stërvitore para ndeshjes me FC Konizin.
Sot gjatë ndeshjes pritet edhe një numër i madh i menaxherëve të cilët do të vëzhgojnë nga afër futbollistët e Prishtinës, Isuf Llumnica, Argjend Malaj, Enis Gavazaj e Mentor Mazrekaj.
FC Prishtina nga Berna do të ndihmojë me logjistikë. „Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Könizin dhe natyrisht jemi shumë të gëzuar që Könizi e ka ftuar klubin Prishtina. Me këtë rast thellohet miqësia shqiptaro-zvicerane“, tha për albinfo.ch Enver Qorraj, përgjegjës për marketing, njëherësh edhe sponsor i klubit Prishtina në Bernë
FC Prishtina është formuar në vitin 1990 në Bernë dhe është njëri nga klubet e para shqiptare në Zvicër. Futbollistët e FC Prishtinës luajnë në ligën e tretë dhe të pestë zvicerane.
„Qëllimi i formimit të klubit me emrin Prishtina ka qenë që t’u tregohet në Zvicër se ekziston kryeqyteti i Kosovës me emrin Prishtina. Ndërsa nëpërmjet futbollit kemi prezantuar Kosovën“, tha Qorraj
FC Prishtina në Bernë ka ndihmuar vazhdimisht Kosovën, të gjitha mjetet e tubuara nga klubi janë dedikuar në projekte humanitare.
„Qëllimi është që nëpërmjet lojës t‘i bashkojmë shqiptarët në Zvicër. Po ashtu nëpërmjet sportit t‘i afrojmë fëmijët tanë që të njihen mes tyre“, tha përgjegjësi për marketing i FC Prishtina në Bernë.
Ndeshja Prishtina- Köniz do të zhvillohet sot më 07.07.2013, nga ora 15:00. Megjithatë festa në stadionin Libefeld Köniz fillon prej orës 12:00.
Për më shumë informacione: www.fcprishtina.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës












