Kosova
KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, sot ka takuar përfaqësues nga KFOR-i amerikan, të cilët kanë dhuruar donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore në parandalimin e virusit Covid-19.
Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësor në QKMF, të cilat gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.
Ky donacion përmbante këto pajisje mbrojtëse mjekësore: 550 maska të llojeve të ndryshme, 2200 dorëza, 20 xhel dezinfektues për duar, 2 shishe me bazë alkooli, 3 syze mbrojtëse, si dhe materiale të tjera përcjellëse.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












