Kosova
KFOR-i gjerman i dhuron FSK-së 44 automjete
Gjenerali Uwe Becker deklaroi se ndihet i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane ndau një donacion të tillë, duke thënë se tash ka ardhur koha që të zvogëlohet numri i personelit gjerman.
KFOR-i gjerman në Kosovë i ka dhuruar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës pajisje me vlerë prej 1.6 milion euro, nga to 44 automjete të tipit “Wolf” si dhe 77 komplete me vegla speciale. Gjenerali Uwe Becker deklaroi se ndihet i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane ndau një donacion të tillë, duke thënë se tash ka ardhur koha që të zvogëlohet numri i personelit gjerman.
”Tash duhet t’u kalojë përgjegjësia institucioneve të Kosovës për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin. Ka shumë shembuj të shkëlqyeshëm të shërbimit të FSK-së”, ka thënë ai.
Ndërsa komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se forca është në prag të tranzicionit dhe kjo ndihmë do të hapë mundësi të reja.
“Tani vjen një donacion me 44 automjete. Është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive. Automjetet do të jenë në funksion të rritjes së mobilitetit të FSK-së në kryerjen e detyrave tona”, përfundoi Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












