Lajme
KFOR-i për zgjedhjet në Serbi dhe votimin e serbëve nga Kosova: Jemi të gatshëm të ofrojmë siguri dhe liri të lëvizjes
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka shprehur përkushtimin për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të sigurohet ambient i sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes gjatë periudhës së zgjedhjeve në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, KFOR-i ka shprehur gatishmërinë që të sigurojë mjedis të qetë për të gjitha komuniteteve në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Ndryshe, nesër do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet Në Zvicër, personat e siguruar duhet të raportojnë edhe sëmundjet afatgjata nëse duan të marrin sigurim... -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana -
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X














