Kosova
KFOR-i ndihmoi OSBE-në për zgjedhjet në veri të Kosovës
"KFOR-i ka zhvilluar një plan specifik që synon të kryejë detyrat e tij me vendosmëri, me kujdes dhe paanshmëri, duke vendosur më shumë se 2020 ushtarë, 300 automjete dhe 5 helikopterë"
Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte e qetë dhe shumë mirë e menaxhuar nga të gjithë aktorët e përfshirë. KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, thotë se ka kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurisë dhe në lirinë e lëvizjes duke monitoruar vazhdimisht situatën.
“KFOR-i ka zhvilluar një plan specifik që synon të kryejë detyrat e tij me vendosmëri, me kujdes dhe paanshmëri, duke vendosur më shumë se 2020 ushtarë, 300 automjete dhe 5 helikopterë, disa prej të cilëve kanë aftësi evakuimi mjekësor. Sipas kërkesës specifike të OSBE-së, KFOR-i gjithashtu ofroi siguri për personelin e OSBE-së në komunat e banuara me serbë në veri të rajonit”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thotë se zgjedhjet janë një mundësi shumë e rëndësishme për kosovarët që të formojnë të ardhmen e tyre përmes procesit demokratik zgjedhor dhe KFOR-i beson se zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike pasqyrojnë besimin në institucionet në Kosovë dhe vullnetin e popullatës për të forcuar angazhimin e zyrtarëve të zgjedhur.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











