Lajme
Kina aplikon masa parandaluese për virusin e ri
Autoritetet në Kinë thanë sot se ende nuk kanë identifikuar burimin e virusit të ri respirator, që ka rritur frikën për një krizë ndërkombëtare.
Por, Komisioni Kombëtar për Shëndetësi tha se do të aplikojnë masa të rrepta parandaluese dhe do të rrisin monitorimin gjatë Vitit të Ri Hënor, që është më 25 janar.
Ata thonë se situata epidemike është “e kontrollueshme”.
Doktorët kanë identifikuar muajin e kaluar një virus të ri – që ka simptomat e pneumonisë, përshirë ethe, kollitje dhe probleme të tjera të frymëmarrjes – te njerëzit që punonin apo kanë vizituar periferinë e Wauhan që gjendet në Kinën Qendrore, shkruan REL.
Autoritetet ende nuk kanë identifikuar se si transmetohet ky virus.
Ekspertët thonë se ky virus me gjasë transmetohet nga kafshët te njerëzit, por ata nuk kanë qenë në gjendje që të eliminojnë mundësinë që ky virus të transmetohet mes njerëzve.
Deri më 19 janar, 65 raste të pneumonisë me shenjat e tjera të këtij virusi janë identifikuar dhe që të gjithë ose janë banorë të Wuhan ose kanë vizituar këtë vend. Dy prej pacientëve në Wuhan tashmë kanë vdekur nga ky virus.
Dy pacientë të tjerë po ashtu janë raportuar në Tajlandë dhe një person tjetër i prekur me këtë virus në Japoni.
Ka frikë se ky virus i ri mund të bëhet aq serioz sa Sindroma Akute Respiratore (SARS), që kishte origjinën në Kinë dhe që la të vdekur afro 800 njerëz në mbarë botën gjatë viteve 2002-2003.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, tha më 18 janar, se do të nisë kontrollet në tri aeroportet amerikane – në San Francisko, Llos Angjellos dhe Nju Jork – të të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Kina Qendrore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dërguar direktiva për spitalet në nivel global, por këshilloi që të mos kufizohen udhëtimet, bazuar në informacionet që kanë deri më tani për këtë virus, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera














