Lajme
Kina lejon çiftet të kenë deri në tre fëmijë
Kohë më parë në Kinë ishte ligji që çiftet të mos kenë më shumë se një fëmijë, por duket se tashmë ky ligj është ndryshuar. Kina ka njoftuar se do të lejojë secilin çift të ketë deri në tre fëmijë, duke shënuar fundin e një politike të rreptë me dy fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Referuar medias shtetërore Xinhua, ndryshimi u miratua nga presidenti Xi Jinping, në një takim të Byrosë politike.
Kjo vjen pasi një regjistrim një herë në një dekadë tregoi se popullsia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.
Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.
Regjistrimi, i lëshuar në fillim të këtij muaji, tregoi një normë mesatare vjetore të rritjes prej 0.53% gjatë 10 vjetëve të fundit, nga një normë prej 0.57% midis viteve 2000 dhe 2010 – duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt











