Lajme
Kina rikthen maskat në ambiente të hapura
Autoritetet shëndetësore kineze kanë publikuar udhëzime të reja dhe më të rrepta mbi përdorimin e maskave, që tani u bënë përsëri të detyrueshme edhe në ambiente të hapura për të përballuar rishfaqjen më agresive të koronavirusit në vend.
Sipas CNN, më shumë se gjysma e provincave kineze janë në lockdown, me teste masive kundër Covid-19 dhe me kufizime udhëtimi të vendosura përsëri për dhjetëra miliona banorë, transmeton Ansa përcjell Albinfo.ch.
Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit rishikoi dje udhëzimet, duke i forcuar ato në mënyrë të konsiderueshme dhe një prej tyre ishte edhe përdorimi i maskës jo vetëm në mjedise të mbyllura (qendra, dyqane, supermarkete, kinema, aeroporte dhe ashensorë), por edhe në vende të mbushura me njerëz në natyrë si sheshet apo parqet.
“Publiku u bë më pak i vetëdijshëm për parandalimin e Covid-19, ndërsa pandemia nuk është zhdukur ende”, tha ky komision.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana











