Keystone
Fotolajmi
Kina shkakton tërmet në tregjet botërore të aksioneve
Çmimet e aksioneve në tregjet evropiane sot përfunduan në nivelin më të ulët në shtatë muajt e fundit, dhe vetëm në mëngjes janë avulluar 270 miliardë euro, vlerë të aksioneve, ndërsa investitorët me shpejtësi kanë tërhequr kapitalin nga frika e pasojave të ekonomisë kineze, raportojnë mediat e huaja përcjell albinfo.ch.
Indeski në „FTSEurofirst 300″ ishte rreth mesditës në minus 3.2 për qind. Tani indeksi është vendosur në nivelin e muajit janar.
Në të njëjtën kohë, FTSE në Londër kishte raportuar një humbje prej 2.85 për qind, deri në 6.011 pikë, CAC në Paris me 2.94 për qind, në 9.826 pikë, ndërsa DAX Frankfurt për 2.94 për qind, në 9826 pikë. Dhe indekset e tjera evropiane kanë shënuar rënie të ndjeshme. IBEX spanjolle dhe FTSE MIB italiane shënuar rënie me dy për qind.
Që nga fillimi i muajit, kur Kina ka zhvlerësuar juanin, duke shkaktuar frikën e një ngadalësimi ekonomik global, tregjet evropiane të aksioneve kanë shuar rënie me mbi 1.000 miliardë euro vlerë të aksioneve.
“Në qendër është frika më e madhe për rritjen ekonomike dhe Kina është epiqendra”, rekomandojnë strategët e JP Morgan.
Pavarësisht nga shpallja e autoriteteve kineze për të futur masa të reja për të stabilizuar tregjet e aksioneve, çmimet e aksioneve sot në mëngjes në Shanghai ranë për tetë për qind, pasi javën e kaluar shënuan rënien e ndjeshme me mbi 11 për qind.
Çmimet e aksioneve në tregjet aziatike ranë ndjeshëm këtë mëngjes. Duke përjashtuar Japoninë, sot është raportuar për një rënie prej minus 5.1 për qind, niveli më i ulët në tre vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













