Autotech
Kina zgjeron tregun e veturave elektrike në SHBA dhe Evropë
Modeli bazë kinez shitet për 16,800 juan, gati $ 2,500. Versioni amerikan do të fillojë me 8,950 dollarë
Kina tashmë shet më shumë automjete elektrike se sa gjithë pjesa tjetër e botës bashkë.
Gjithashtu ka edhe një listë të gjatë të kategorive që mund të zgjidhni, përfshirë autobusë të mëdhenj, makina sportive, motoçikleta dhe skuterë. Një nga kategoritë më të nxehta në atë listë janë “makinat e vogla”. Këto makina të vogla kushtojnë vetëm $ 1,000, në Kinë të paktën, dhe nuk keni nevojë për patentë shoferi për t’i përdorur ato.
Cila është hileja? Shpejtësia e tyre më e madhe është më pak se 40 km për orë dhe ato përdoren me bateri të lira të plumbit dhe nuk kanë aspak mbrojtje nga përplasjet.
Kjo nuk është shumë shqetësuese për përdoruesit kinezë, të cilët i blejnë këto automjete elektrike me shpejtësi të ulët (LSEVs ). Prodhuesi i makinave elektrike katërvjeçare Kaiyun Motors mendon se mund të tundojë amerikanët dhe evropianët për të blerë në mani.
“Makinat mini-elektrike janë më shumë se të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e përditshme të konsumatorëve”, tha Wang Chao, themelues i Kaiyun, për Bloomberg. Kaiyun do të fillojë shitjen e makinave elektrike të “Pickman” në SHBA, Gjermani dhe Itali muajin e ardhshëm, transmeton ‘Scan’.
Modeli bazë kinez shitet për 16,800 juan, gati $ 2,500. Versioni amerikan do të fillojë me 8,950 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Nuk janë aq makina të shkëlqyera apo të larta dhe as marketingu i tyre nuk është. Makinat vijnë në gjashtë ngjyra, është mirë për të lëvizur edhe jashtë autostradave dhe mund të përshtatet me një “familje prej tre vetash”. Bateria zgjat deri në dhjetë orë për të ngarkuar. Shpejtësia e saj më e lartë është 45 km në orë (28 milje në orë), dhe ka një kapacitet ngarkese prej 450 kg.
Pickman ka potencial për t’u përdorur në fermat, vendet e ndërtimit apo brenda distancave të shkurtra, ku makina mund të përdoret gjatë ditës dhe të ngarkohet natën me një kosto më të ulët sesa një kamion me gaz.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













